Arbëri

Të mbijetuarit e masakrës në Rugovë tregojnë tmerrin, kërkojnë që kryesit të vihen para drejtësisë

 

Me nderime e homazhe janë përkujtuar 30 të rënët në 24-vjetorin e masakrës në Rogovë të Hasit. Të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave kanë rikthyer në kujtesë momentin kur forcat paramilitare serbe kanë vrarë e masakruar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe civilët e fshatit. Ata kanë kërkuar nga institucionet që kryesit të vihen para drejtësisë.

Para 24 vjet oborri i familjes Berisha në Rogovë të Gjakovës ishte i mbushur me gjak e kufoma të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e të civilëve.

Momentin kur forcat paramilitare serbe masakruan shqiptarët e ka të freskët vëllai i dëshmorit Xhevdet Berisha.