Arbëri

Abazoviqi i jep mbështetje Kurtit në lidhje me Asociacionin

 

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka dhënë mbështetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Abazoviq në një intervistë për “Top Channel”, ka thënë se për Kurtin ka vetëm mendim pozitiv dhe se ka simpat për luftën e tij kundër korrupsionit. Sa i përket Asociacionit, Abazoviq ka thënë se nuk mund të ketë një Asociacion në baza etnike.