Arbëri

Petritsch: Plani franko-gjerman hap i rëndësishëm, Kurti s’mund t’i ikë Asociacionit

Foto: KOHA
 

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch ka thënë se propozimi franko-gjerman është një hap i rëndësishëm para, porse nuk nënkupton marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Ish i dërguari i BE-së për Kosovën, Petritsch, në një intervistë për “Kosovo Online” ka folur edhe për Asociacionin. Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk mund ta refuzojë themelimin e Asociacionit.