Arbëri

Bajqinovci hedh dyshime se LDK-ja i shfrytëzoi “kërcënimet për lojë politike”

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka hedhur dyshime mbi deklarimet e disa ditëve më parë se deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me në krye kryetarin e saj, janë kërcënuar me vrasje. Në një shkrim në Facebook, Bajqinovci ka thënë se heshtja që pasoi raportimet “kristalizon dyshimin për lojë të ulët politike”.

“LDK-ja nuk na tha më asgjë për ‘atentatin’! Kosova ka nevojë për një mjedis të shëndoshë demokratik, ku partitë i ballafaqojnë idetë, ekipet dhe liderët e tyre politik duke u mundu me ju ofru qytetarëve përfaqësim sa më të mirë politik. Javë më parë, LDK na e solli në publik një lajm për atentat ndaj kryetarit dhe zyrtarëve tjerë aty, që padyshim merr vëmendje për shkak të ndjeshmërisë së natyrës së këtyre zhvillimeve”, ka shkruar Bajqinovci të shtunën në Facebook.