Arbëri

Mbi 360 mjekë të papunë, Vitia u premton zgjidhje

 

Më shumë se 360 mjekë janë regjistruar në Odën e Mjekëve si të papunë në Kosovë, ndërsa një pjesë e tyre po presin nga Ministria e Shëndetësisë konkursin për specializime, raporton Ekonomia Online.

Nga Oda e Mjekëve kanë thënë se ka grupacione në Ministrinë e Shëndetësisë, e të cilët qëllimshëm nuk po i hapin konkurset. Ndërsa ministri i Shëndetësisë, ka premtuar zgjidhje brenda pak ditësh.