
Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, deklaroi në KONFRONT-in e KTV-së se agresioni rus në Ukrainë shkaktoi dinamizim të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai deklaroi të enjten se lufta e iniciuar në Ukrainë, në një territor evropian, i nxiti vendet perëndimore që të shtyjnë Kosovën dhe Serbinë për diskutim mbi marrëveshjen finale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Refleksioni i agresionit ka qenë trimërimi i forcave agresive nacionaliste në këtë pjesë të Evropës. Për pasojë, në këtë pjesë ka qenë marrëdhënia me Serbinë, që t’i ngushtohet hapësira Rusisë. Lufta në Ukrainë ka qenë faktori kryesor i asaj që ndodhi në Kosovë”, deklaroi Hasani.
Sipas profesorit universitar, propozimi për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë ka në përbërje paqen, sigurinë dhe stabilitetin.