Arbëri

Kurti: Kushtetutshmëria dhe pavarësia e Kosovës nuk durojnë asociacion njëetnik

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Qëndrim ndryshe nga i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, ka dhënë kryeministri Albin Kurti lidhur me rezultatin e takimit, që e kanë zhvilluar të mërkurën mbrëma. Lajçaku tha se është arritur dakordimi për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të deritashme Kosovë-Serbi. Por, kryeministri Kurti tha se zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës. Ai tha se është e padrejtë që marrëveshja e arritur nga paraardhësit e tij të jetë parakusht për planin evropian mbi dialogun

Kryeministri Albin Kurti e ka mohuar të enjten se një ditë më parë është pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Pas takimit me Kurtin e zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, të mërkurën mbrëma, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se është arritur “dakordimi që të gjitha marrëveshjet të zbatohen plotësisht”.