Arbëri

Vërshimet në Kosovë, MPB: Jemi mobilizuar me të gjitha kapacitetet

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se është e moblizuar me të gjitha kapacitetet për shkak të vërshimeve në disa rajone të Kosovës.

Nëpërmjet një komunikate, MPB-ja i apeloi qytetarët që nëse jetojnë në zona ku ka përmbytje, të kenë kujdes të shtuar dhe të kërkojnë ndihmë nga autoritetet, nëse kanë nevojë.

“Aktualisht, MPB është mobilizuar me të gjitha kapacitetet e saj, përfshirë AME-në me të gjitha Njësitë e zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 orë. Ministria e Punëve të Brendshme është në komunikim dhe koordinim me të gjitha ministritë tjera, për marrjen e të gjitha masave për përballimin sa më të lehtë të situatës. Apelojmë tek qytetarët që jetojnë në zona ku ka përmbytje që të kenë kujdes të shtuar dhe të komunikojnë me autoritetet shtetërore që t’iu vijnë në ndihmë. Qendrat Operative Emergjente janë aktivizuar në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe për çdo urgjencë duhet të kontaktojnë në numrin emergjent 112”, thuhet në njoftim.