Arbëri

Më 2023, Kuvendi miraton raportin vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2021

Raporti vjetor i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021 ka arritur të miratohet në Kuvend tek në vazhdimin e seancës që është duke u mbajtur të mërkurën.

Avokati i Popullit Naim Qelaj, ka paraqitur raportin para deputetëve. Ai ka thënë se në vitin 2021 kanë arritur të shtojnë aktivitetin për përmirësimin e të drejtave të njeriut. Ai ka thënë se gjatë vitit 2021 kanë pranuar 1612 ankesa nga qytetarët e ka hasur 45 raste për hetim sipas detyrës zyrtare

“Në vitin 2021 kemi pasur rritje të konsiderueshme të zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga autoritetet publike karshi një viti paraprak, që ka arritur shifrën prej 25% nga 19% sa ishte në vitin 2020. Mirëpo edhe përkundër kësaj rritjeje vazhdon të mbetet shqetësues niveli i ultë zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga autoritetet publike të cilave u rekomandohet”, ka theksuar Qelaj.

Ai ka folur edhe për problemet që ka evidentuar ky raport.

“Nuk ka pasur strategji mbështetëse gjithëpërfshirëse për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe ka munguar shërbimi shëndetësor. E drejta për mosdiskrimin vazhdon tu mohohet ende disa grupeve. Kësaj gjendje i kontribuon mungesa e aktgjykimeve për lëndët që kanë adresuar këtë çështje. Kam pasur vizitë edhe në Hagë te të paraburgosurit, shqetësimet që janë ngritur janë mosrespektimi i barazisë e tejzgjatja e paraburgimit ... shpresoj që rekomandimet dhe konstatimet e dala nga ky raport do të marrin vëmendjen e merituar nga autoritetet”, është shprehur Qelaj.

Do të vazhdoj të jem zë kritik dhe i arsyeshëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve tanë.