Arbëri

Bërnabiq: SHBA-ja ka premtuar se në janar nis formimi i Asociacionit

 

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se nuk ka pritje, as të mira e as të këqija, nga vizita e këshilltarit të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Ajo ka thënë se nga SHBA-ja “i vetmi premtim i rëndësishëm” ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“E vetmja gjë që mendoj se është e rëndësishme dhe është në tavolinë është premtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës se formimi i Asociacionit të komunave serbe do të nisë në janar. Kjo do të ishte shumë mirë, që do të ishte zbatim i Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Bërnabiq për “TV Pink”.