Arbëri

MPB: Në fund të janarit pritet furnizimi me material për pasaporta

Descriptive Text

Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se në fund të muajit janar pritet të fillojë furnizimi me material për prodhimin e pasaportave, lejeve të vozitjes e letërnjoftimeve.

“Ministria e Punëve të Brendshme, ju njofton se në fund të janarit pritet të fillojë furnizimin me material. Me ketë rast, Ministria e Punëve të Brendshme shpreh keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështje”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për “EkonomiaOnline”.

Tash e disa muaj, qytetarët e Kosovës s'kanë mund të pajisjen me dokumente nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës Publike, për shkak të mungesës së materialit.

MPB-ja, siç ka mësuar KOHA, për herë të fundit është furnizuar me material për pasaporta në qershorin e këtij viti.

Pas këtij furnizimi, lëshimi i pasaportave në mënyrë të rregullt u bë deri në fillimin e shtatorit.

Ministria e Punëve të Brendshme së fundmi ka lidhur një kontratë me vlerë prej 4 milionë eurove me një kompani gjermane për furnizim me material të tillë./EO