Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Martin Berishaj po vazhdon të jetë ambasador i Kosovës në Kroaci, përkundër se ai është implikuar në një skandal të shpëlarjes së parash, siç është raportuar në mediat sllovene.
Çitaku ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka një “zor të madh që po e mban Martin Berishajn”.
“Martin Berishaj vazhdon të jetë ambasador, përkundër skandaleve të publikuara në mediat sllovene. Kryeministri, në këto rrethana pa një zor të madh nuk e mban në detyrë Martinin”, ka shkruar Çitaku në Facebook.