Arbëri

Të enjten në Parlament Evropian në rend dite liberalizimi i vizave për Kosovën

 

Në Komitetin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të enjten do të jetë temë e diskutimit edhe liberalizimi i vizave për Kosovën – marrëveshja trepalëshe, ku do të votohet.

“Votime: Propozimi i Parlamentit për rregullat për votimin e evropianëve dhe qëndrimin në zgjedhjet komunale në shtetet tjera të BE-së (rapor. Joachim Brudzinski). Liberalizimi i vizave me Kosovën – marrëveshja trepalëshe (rapor. Thijs Reuten)”, është njoftuar në faqen në Twitter të Komitetit.