I dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, do të qëndrojë të enjten në Kosovë.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se ai do të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 16:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk është bërë e ditur se cila do të jetë tema e takimit mes Kurtit e Peachit. Ai do të takohet edhe me presidenten, Vjosa Osmani.
Gjatë janarit pritet që në Kosovë të vijnë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltari i presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe ai i kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Datat e vizitave të tyre ende nuk janë konfirmuar.