Kur Franca pësoi humbje në finale të Kupës së Botës në futboll, edhe pse bëri gjithçka që mundi, presidenti francez, Emmanuel Macron, pati fytyrë të ngrysur. Mimika të ngrysura kosovarët kanë ndër vite, si pasojë e mbetjes në izolim edhe si shkak i qëndrimit hezitues të Francës, për të dhënë miratimin pro liberalizimit të vizave.
Macroni u përfshi në dialogun Kosovë-Serbi nëpërmjet planit “franko-gjerman”, në një propozim që nuk parasheh njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi, por i hap rrugë Kosovës për njohje ndërkombëtare pa pengesë nga Serbia.
Në planin personal, Macron shënoi arritje gjatë vitit. Ai u rizgjodh për një mandat të dytë, pasi partia e ekstremit të djathtë të Marine Le Penit shënoi ngritje historike në zgjedhjet parlamentare. Pushtimi rus i Ukrainës i spikati çështjet botërore në ballë të garës presidenciale të Francës, duke përmbysur një fushatë në të cilën tre nga pesë kandidatët kryesorë ishin kritikë të vendosur të NATO-s, aleancës transatlantike të udhëhequr nga SHBA-ja.