Deri më 24 korrik qe pak i njohur jashtë Shqipërisë. Por, këtë ditë Bajram Begaj u betua si president shteti. Ai u ul në karrigen e kreut të shtetit pas detyrës si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Vetëm tri javë pasi mori detyrën, vizitoi Kosovën si destinacionin e parë jashtë shtetit që përfaqëson. U takua me të gjithë liderët politikë, përpos me kryetarin e LDK-së që refuzoi t’i shkonte Begajt në takim në Kuvend.
Presidenti i ri ka ofruar mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Qe zëri që kërkoi bashkëpunim ndërshtetëror “si kurrë më parë” e në jo pak raste shprehu përkrahjen për Kosovën në përballjen me Serbinë.
Në secilën vizitë jashtë vendit presidenti përmendi çështjen e Kosovës, e në Azerbajxhan, Greqi e Vatikan kërkoi ta marrin vendimin për njohjen.
Begaj ka paralajmëruar se me Kosovën duhet arritur një traktat për mbrojtje të ndërsjellë. E, krahas kësaj, ka lansuar apelin që faktori shqiptar, edhe pse i ndarë në disa shtete, duhet të jetë i bashkuar “në familjen euroatlantike”.
-
Begaj të hënën në Kosovë, destinacioni i parë jashtë Shqipërisë si president
-
Një ushtarak në krye të shtetit. Kush është Bajram Begaj?
-
Begaj kërkon angazhim të forcave politike për stabilitet institucional në Kosovë
-
Kurti mirëpret Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë, ritheksojnë zgjerimin e bashkëpunimit
-
Begaj uron për formimin e Qeverisë së Kosovës: Do të vazhdojë mbështetja vëllazërore