Avazin e nisur në vitin 2021, Glauk Konjufca e vazhdoi edhe më 2022-n. Në tentimin që si kryeparlamentar të tregojë rol balancues mes pushtetin e opozitës, shpesh u shërbye me batuta e diskurs odash.
Në një nga seancat, ministrja Haxhiu tha se Kosova kishte opozitën më të fortë kur këtë rol e ushtronte Vetëvendosja, dhe se tani ka qeverisjen më të mirë, meqë kjo parti është në pushtet. Konjufca ironizoi me të: “Albulenë e monopolizove krejt. Edhe në opozitë më të mirët, edhe në Qeveri më të mirët. Kadalë se mundet mësyshi tani”.
Shpeshherë, me batuta i bëri bashkë në të qeshura rivalët politikë. Në një nga shumë seancat kur deputetët ndodheshin në ndërtesën e Kuvendit, por jo në sallë plenare, tha: “Mos me ta marrë mendja që bufeja i nxë gjithë ata”.
U tregua edhe qortues. Në një moment, kësisoj i kritikoi për zhurmën: “Këtu janë dy procedura, ose me i mbyllë veshët edhe me i çitë çështjet në votim, ose me pasë mirëkuptimin e kur të pyesin diçka deputetët, me i dëgju”. Ndonjëherë edhe i kërcënoi: “Nëse vetëm edhe një herë e kam një informatë që po pihet duhani në bufe, me detyroni me e thirrë inspektoratin”.
-
Personalitetet 2021/ Glauk Konjufca: Kryehumoristi
-
Konjufca: Do të ishte arrogancë të shkojmë sërish në zgjedhje
-
Haxhiu: Opozita e ka përmendur Konjufcën si unifikues, koha t’i japin mbështetje
-
Konjufca pranon propozimin për mandatar: Të shmangen dy palë zgjedhje dhe të votohet buxheti
-
Konjufca “ndërmjetëson” mes VV-së dhe PDK-së: Ndani meritat