Arbëri

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit në Qeverinë e Kosovës ndalon Koha.net-in

Një vendim anakronik, arbitrar dhe i pakuptimtë është marrë nga njëra prej dy agjencive që funksionojnë në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike të Qeverisë së Kosovës.

Fjala është për Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, e cila punëtorëve të vet ua ka ndaluar qasjen në portalin Koha.net.

Nuk është dhënë asnjë sqarim për këtë ndalim, që nuk mund të jetë i denjë as për kohërat e diktaturave të egra komuniste e jokomuniste.

Po ashtu nuk dihet pse është bërë kjo ndalesë, por dihet se informimi dhe për të qenë i informuar është njëra nga postulatet kryesore të të drejtave elementare në gjithë botën demokratike, ajo përshkruhet e tillë edhe me Kushtetutën e Kosovës.

Këtë në një formë e thekson edhe vetë ministria themeluese e kësaj agjencie:

2.2. zgjerimin e shërbimeve të internetit dhe të përmbajtjeve të internetit në institucionet e Republikës së Kosovës;

2.8. ndihmon qasjen në informata publike në formë elektronike;

Koha.net, përkundër kësaj , do të vazhdojë së informuari drejt, me kohë, paanshëm e me argumente.

Nëse kjo i pengon Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, është çështje e saj.

Po ia bashkëngjesim reagimit tonë edhe listën e funksioneve të kësaj agjencie.

Në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike janë 2 ( dy ) Agjenci (shkruan në faqen e kësaj ministrie:

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI)

Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP)

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) ka këto funksione:

1. Agjencia ushtron detyrat dhe përgjegjësitë si vijon:

1.1. propozon dhe koordinon të gjitha politikat që ndërlidhen me teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit në institucionet e Republikës së Kosovës;

1.2. harton dhe siguron zbatimin e strategjisë së qeverisjes elektronike dhe të planit të veprimit përkatës, për aprovim në Qeveri;

1.3. udhëheq dhe mbikëqyr zbatimin e projekteve që ndërlidhen me teknologjinë e informacionit në institucionet e Republikës së Kosovës.

2. Agjencia përkrah zhvillimin e teknologjisë së informacionit, nxit investimet në fushën e shoqërisë së informacionit, zhvillimin e sistemeve të aftësimit në teknologjinë e informacionit dhe bën koordinimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e proceseve dhe të mekanizmave të qeverisjes elektronike në fushat e mëposhtme:

2.1. infrastrukturën e TIK-ut për institucionet e Republikës së Kosovës dhe rritjen e shkallës së përdorimit të TI-së;

2.2. zgjerimin e shërbimeve të internetit dhe të përmbajtjeve të internetit në institucionet e Republikës së Kosovës;

2.3. akumulimin, administrimin, përhapjen dhe ruajtjen e të dhënave, duke krijuar Qendrën shtetërore të të dhënave elektronike;

2.4. sigurinë dhe mbrojtjen e infrastrukturës komunikuese elektronike dhe të të dhënave;

2.5. sipas nevojës, ndihmon institucionet relevante në luftimin e krimit elektronik (cyber crime);

2.6. përkujdeset për menaxhimin dhe ruajtjen e pronës intelektuale dhe të drejtat në lidhje me bazat e të dhënave dhe softuerët, që janë pronë e shtetit;

2.7. siguron mbrojtjen e të dhënave personale në formë elektronike, në pajtim me legjislacionin në fuqi;

2.8. ndihmon qasjen në informata publike në formë elektronike;

2.9. në bashkëpunim me IKAP-in bën identifikimin e nevojave për aftësimin elektronik të Shoqërisë së Informacionit për punonjësit e institucioneve të Republikës së Kosovës.