Arbëri

Për gjashtë vjet, afër 30 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia

 

Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) tregojnë se nga viti 2017 deri në fund të vitit 2021, nga shtetësia kosovare kanë hequr dorë rreth 25 mijë persona.

Ndërsa vetëm gjatë vitit 2022, rreth 4 mijë e 700 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia. Ky numër është pak më i ulët se sa në vitin 2021, kur dorë nga shtetësia kishin hequr 4 mijë e 787 persona.