Arbëri

Policia thotë se festa e Vitit të Ri kaloi pa incidente madhore

Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se festa e Vitit të Ri ka kaluar e qetë dhe pa incidente madhore.

Sipas njoftimit të Policisë, janë raportuar për incidente me lëndime trupore si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike apo edhe përdorimit të armëve.

Por, Policia ka thënë se s’është raportuar për rast me fatalitet, e as aksidente trafiku me fatalitet.

“Sipas raportimeve të pranuara nga të gjitha Drejtoritë Rajonale Policore (DRP), ndërrimi i motmoteve ka kaluar kryesisht qetë, megjithëse në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit. Nuk është raportuar asnjë rast apo incident me fatalitet, përfshirë këtu edhe aksidentet rrugore. Urojmë që ky Vit i Ri (2023) të jetë vit i vazhdimit të bashkëpunimit dhe transparencës, gëzimit të lirisë dhe të drejtave njerëzore pa dallim ku qytetarët e vendit jetojnë dhe veprojnë të sigurt dhe pa brenga”, thuhet nga Policia e Kosovës.