Arbëri

Franca lavdëron SHBA-në e BE-në për heqjen e barrikadave në veri

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Franca ka përshëndetur njoftimin për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës pas 20 ditësh bllokimi. Meritat për këtë ia ka dhënë Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Serbë lokalë kanë bllokuar disa rrugë në veri të vendit qe 20 ditë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, nën dyshimin për sulm ndaj Policisë dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore. Të mërkurën, atij iu ndryshua masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Një ditë më pas, të enjten nisi heqja e barrikadave.