Franca ka përshëndetur njoftimin për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës pas 20 ditësh bllokimi. Meritat për këtë ia ka dhënë Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Serbë lokalë kanë bllokuar disa rrugë në veri të vendit qe 20 ditë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, nën dyshimin për sulm ndaj Policisë dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore. Të mërkurën, atij iu ndryshua masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Një ditë më pas, të enjten nisi heqja e barrikadave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mirëpresim njoftimin se bllokadat në veri të Kosovës do të hiqen dhe përgëzojmë përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për ta arritur këtë rezultat. U bëjmë thirrje autoriteteve serbe dhe kosovare që të vazhdojnë të punojnë me konstruktivitet për të ulur tensionet në terren dhe për të vazhduar drejt një marrëveshjeje për normalizim raportesh përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Të gjitha zotimet e bëra si rezultat i këtij dialogu duhet të implementohen”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Francës të enjten pasdite.