Arbëri

Bërnabiqi e falënderon Vuçiqin dhe serbët e Kosovës për “përkushtimin për paqe”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka falënderuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe serbët e Kosovës për siç ka thënë “përkushtimin e tyre për paqe”.

Bërnabiq në një postim në Twitter, ka falënderuar edhe partnerët ndërkombëtarët që ndihmuan në ruajtjen e paqes.

“Fatkeqësisht, besoj se nuk është fundi i provokimeve të Kurtit, por shpresoj dhe besoj se bashkësia ndërkombëtare do të përkujdeset që të respektohen marrëveshjet e arritura në 24 orët e fundit për të ruajtur këtë moment paqeje dhe stabiliteti dhe të drejtohemi drejt përmbushjes së Marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Bërnabiq.