Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lirohet për qarkullim pika kufitare në Merdar

Është liruar për qarkullim pika kufitare në Merdar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është hequr barrikada që ishte vendosur dy kilometra larg nga pika kufitare në Merdar. Barrikada ishte vendosur në territorin e Serbisë më 27 dhjetor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim. Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdar”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, thuhet nga Policia e Kosovës.