Dy barrikada të reja janë vendosur nga serbë lokalë të martën gjatë natës në veri të vendit, duke e çuar në 13 numrin e barrikadave që kanë bllokuar këtë pjesë të Kosovës qe 18 ditë.
Dy kamionë kanë bllokuar për qarkullim rrugën kryesore në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut ndërsa dy të tjerë urën në “Kërshin e dudes”.
Vetëm një ditë më herët, KFOR-i dhe Bashkimi Evropian u pajtuan me Qeverinë e Kosovës që “barrikadat duhet të hiqen e të garantohet liria e lëvizjes”.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë për një medium boshnjak së fundmi se po pret reagimin e KFOR-it për t’i hequr, e nëse kjo s’ndodh, largimin “do ta bëjnë institucionet e Kosovës”.
{gallery}
Fotot: Driton Paçarada/KOHA