Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka vazhduar asfaltimi i disa rrugëve në veri të vendit.
Teksa, ka bërë të ditur se tanimë ka përfunduar edhe asfaltimi i rrugës në Maxherë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë të përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët, dhe jemi maksimalisht të angazhuar që të vazhdojmë asfaltimet e rrugëve në çdo cep të Kosovës”, ka shkruar ministri Aliu. “Tani ka përfunduar edhe asfaltimi i rrugës në Maxherë, në veri të Republikës së Kosovës. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, kemi bërë asfaltimin e rrugëve në veri të vendit, e që si rezultat këto rrugë do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve, në veçanti në fshatra, që përmes këtyre ndërlidhjeve rrugore të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë në komunën e Mitrovicës. Mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë të përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët, dhe jemi maksimalisht të angazhuar që të vazhdojmë asfaltimet e rrugëve në çdo cep të Kosovës”.