Arbëri

Ngadalësohet rritja ekonomike në Kosovë

 

Ngadalësimi i rritjes ekonomike të vendit, sipas ekspertëve, është rezultat i ngecjes në investime, përfshirë edhe projektet kapitale publike. Dinamika e ulët e realizimit të projekteve kapitale, sipas ekzekutivit, është shkaku i ngadalësimit të punëve nga operatorët ekonomikë për shkak të rritjes së çmimeve të materialit ndërtimor. Sipas ekonomistëve, rritja ekonomike do të jetë e ngjashme edhe vitin e ardhshëm

Rritja ekonomike e Kosovës është ngadalësuar në tremujorin e tretë të vitit 2022. Shkak për këtë është edhe ngecja në realizimin e investimeve, gjë e cila ndikoi që rritja ekonomike të jetë vetëm 2 për qind. Viti, sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), pritet të përmbyllet me rritje ekonomike prej 2-3 për qind.

Ani se kjo rritje ekonomike është për 8.7 për qind më e vogël sesa vitin e kaluar, sipas Edison Jakurtit, doktorant i ekonomisë, dallimi është edhe shkaku i bazës krahasuese.