Arbëri

Ekipi mjekësor i EULEX-it të shtunën ekzaminoi Dejan Pantiqin

EULEX Kosova

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka njoftuar se ky mision gjatë mbrëmjes të së shtunës ka dërguar një ekip mjekësor për ta kontrolluar ish-policin serb, Dejan Pantiq, i cili po mbahet i arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj institucioneve në veri.

Wigemark, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se ky është kontrolli i dytë mjekësor që i është bërë Pantiqit.

“Me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, një ekip mjekësor i EULEX-it e kontrolloi mbrëmë z. D. P. i ndaluar nga Policia e Kosovës. Ky është kontrolli i dytë mjekësor i z. D. P. i kryer nga ekipi mjekësor i EULEX-it. I pari ishte para një jave”, ka shkruar ai.

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, përmes Twitterit ka njoftuar se mbrëmë e kanë dërguar një ekip mjekësor për ta kontrolluar ish-policin serb, Dejan Pantiq, i cili po mbahet si i arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj institucioneve në veri.

Sipas, Wigemark ky është kontrolli i dytë mjekësor që i është bërë Pantiqit.

Pantiq është arrestuar më 10 dhjetor, nën dyshimin se ka organizuar sulmin ndaj zyrave të Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri të Kosovës. Për arrestimin e tij ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në një shkrim në Facebook, Sveçla ka thënë se Pantiq në të kaluarën ka qenë pjesëtar i MUP-it serb.