Arbëri

Ndërrohen policët që u bllokuan para dy javësh në veri

Barrikadat ne veri - Rudar - Kosove - tensione
 

Policët, që ishin të bllokuar në veri të Kosovës, konkretisht në Leposaviq, që nga vendosja e barrikadave para dy javëve, janë larguar me sukses nga zona ku kishin ngelur që 15 ditë, ka mësuar KOHA.

Rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë e Bërnjak, janë bllokuar qe dy javë nga serbë lokalë, që u barrikaduan pas arrestimit të ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq, si të dyshuar për sulm ndaj Policisë e Komisionit Qendror Zgjedhor.