Arbëri

Kurti pret takim me KFOR-in për të “sqaruar gjithçka” rreth veriut

Barrikadat ne Bernjak
 

Kur janë bërë 15 ditë qëkur rruga për në veri të Kosovës është e pakalueshme shkaku i barrikadave të vendosura nga serbët lokalë, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur që për këtë çështje do ta ketë një takim me KFOR-in, pas Krishtlindjes. Takimi është paralajmëruar në kohën kur nga misioni i NATO-s në Kosovë është bërë e ditur se zgjidhja e tensioneve në veri duhet të kërkohet nëpërmjet dialogut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar takim me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-i për ta sqaruar situatën me barrikadat e vendosura tash e 15 ditë në veriun e Kosovës. Pas Krishtlindjes, ka qenë afati që ka dhënë ai.

Të shtunën në konferencë për media ka thënë se i ka dhënë mjaftueshëm kohë KFOR-it për veprim, teksa ka thënë se situata në veri nuk mund të tolerohet pafundësisht, tash kur janë bërë dy javë prej se rrugët në drejtim të pikave kufitare me Serbinë, në Bërnjak e Jarinjë, janë të bllokuara.