Arbëri

Barrikadat vlerësohet se mund ta kthejnë dialogun prapa

Barrikadat ne Rudar ne veri te Kosoves
Foto: KOHA
 

Situata në veri të Kosovës e ka bllokuar dialogun Kosovë-Serbi. Në partinë në pushtet, akuzojnë Serbinë se përmes strukturave kriminale atje po përpiqet të krijojë rrethana që justifikojnë mospjesëmarrjen e saj në dialog.

Mirëpo, nga opozita dhe shoqëria civile ngrehin shqetësime se për uljen e tensioneve në veri dhe largimin e barrikadave, Kosova do të përfundojë në një rund të ri të dialogut në Bruksel për çështje të brendshme. Në anën tjetër, nga Bashkimi Evropian, thonë se janë të angazhuar për de-eskalimin e situatës në veri, por nuk tregojnë nëse do të thërrasin palët në diskutim për këtë çështje.