Arbëri

Serbia: Situata në Kosovë është e paqëndrueshme, po presim përgjigjen e KFOR-it

Foto ilustrim
 

Situata në Kosovë është e paqëndrueshme dhe se Serbia ende po pret përgjigjen e KFOR-it sa i përket dislokimit të ushtarëve serbë, tha më 22 dhjetor sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq.

Këto deklarata ai i bëri për mediat e huaja në Beograd, në ditën e 13-të që kur disa serbë lokalë kanë ngritur në veri të Kosovës, dhe një ditë pasi kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha se situata është “në prag të konfliktit të armatosur”.