Arbëri

Pas rastit të foshnjës në Pejë, MSH-ja liron nga detyra u.d. të kryeinspektorit shëndetësor

 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka liruar nga detyra u. d. kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj.

Sipas njoftimit për media, në këtë rast ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit, konkretisht ka munguar komunikimi, informimi i drejtë dhe mbi të gjitha adresimi në kohë i rastit nga ana e Inspektoriatit Shëndetësor.