Arbëri

Policia bën thirrje për protestë paqësore në veri

FOTO: Alban Bujari/KOHA
 

Policia e Kosovës ka bërë thirrje që protesta e së enjtes në fshatin Rudar në veri të jetë paqësore.

Përmes një komunikate për media thuhet se angazhimet policore në forcimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimi sigurisë ndaj qytetarëve si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, do të vazhdojnë të mbesin ndër objektivat dhe detyrat primare të Policisë së Kosovës.