Arbëri

Erdogani pret në takim një grup të deputetëve të Kosovës

Një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë pritur në takim nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Kuvednin e Turqisë.

Për takimin ka shkruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku. Sipas tij Erdogani u ka premtuar se Turqia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat.

“Në Kuvendin e Madh Turk, u mirëpritëm ngrohtësisht nga miku i madh i shqiptarëve, Presidenti Recep Tayyip Erdogan. Mikpritja, modestia, afërsia, janë disa nga tiparet që e karakterizojnë këtë lider të përmasave botërore. ‘Turqia do të vazhdojë të mbështesë popullin e Kosovës në të gjitha fushat’, ishin fjalët e tij”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Sipas tij Turqia është partnere strategjike e Kosovës. “Turqia është partnere strategjike e cila ka mbështetur pa rezervë forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë. Në vazhdën e zhvillimeve të fundit, roli i presidentit Erdogan është shumë i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, ka shkruar Lushtaku.