Arbëri

Kompensimi i orëve, Ministria vlerëson se procesi po realizohet, shkollat thonë të kundërtën

 

Këta nxënës të klasës së parë, njëjtë si bashkëmoshatarët e tyre, rrezikojnë të mos i fitojnë të gjitha njohuritë, pasi procesi për kompensimin e dyzetedy ditëve mësimore të humbura, nuk është duke u zhvilluar.

Prindërit po vazhdojnë kundërshtimin për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollë, pasi vlerësojnë se mbajtja e mësimit gjatë të shtunave, nuk ka efekt.