Arbëri

Ambasadori gjerman e akuzon Listën Serbe për standard të dyfishtë

Joern Rohde
 

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka akuzuar Listën Serbe, që nuk ka reaguar fare për ndalimin që i është bërë politikanes Rada Trajkoviq, këshilltares së ministrit për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.

Të hënën OJQ-të në kuadër të platformës Empirika kanë dënuar ashpër sjelljen e Policisë serbe gjatë ndalimit njëditor të Trajkoviqit. Trajkoviq ishte ndaluar të premten nga Policia Serbe në pikën kufitare në Merdarë për disa orë, para se të lëshohej të hynte në Kosovë. Më pas u ndal për 24 orë kur po kthehej nga Kosova. Politikanes serbe iu ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe u desh të merrte ndihmë emergjente mjekësore.