Arbëri

PSD-ja proteston më 24 dhjetor pas dënimit të Salih Mustafës nga Specialja

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Partia Socialdemokrate do të organizojë protestë më 24 dhjetor në Prishtinë, kundër dënimit të Sali Mustafës nga Gjykata Speciale.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në konferencë për medie të hënën, tha se kjo protestë është e domosdoshme, pasi në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia.