Arbëri

Rohde për dënimin e Mustafës: Vendim ndaj individit, jo ndaj UÇK-së

 

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se aktgjykimi dënues i Gjykatës Speciale ndaj komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nuk është aktgjykim ndaj UÇK-së.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se dënimi që iu shqiptua të premten Mustafës është i rëndësishëm për forcim të sundimit të ligjit.