Arbëri

Të enjten Kuvendi shqyrton disa projektligje “të rëndësishme”

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten e ardhshme në seancë plenare.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se të enjten shqyrtohen disa projektligje të rëndësishme.

“U caktua seanca e re e radhës e Kuvendit. Dje është votuar procedura e përshpejtuar e shqyrtimit të disa projektligjeve të rëndësishme, dhe ajo seancë do të mbahet të enjten nga ora 10, kurse seanca e re do të fillojë pas kësaj seance të vazhdimisht të pikave. Përvec pikave të zakonshme, të enjten Kuvendi do bëjë shqyrtimin e Porjktligjit e Marrëveshjes së Kredisë për prorgamin e financave publike dhe ekonomike mes Kosovës dhe Fondit për Zhvillim Ndërkombëtar”, tha ajo pas mbledhjes së Kryesisë. 

Kryetari i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për Ligjin për zyrtarët publikë, për të cilin ka thënë se nuk duhet të kalojë. Ndërsa, për Ligjin e pagave ka theksuar se duhet të hyjë në fuqi menjëherë me vlerën e koeficientit të pagës prej 129 eurove.

“Sa i përket Ligjit për zyrtarë publikë, ky ligj nuk duhet të kalojë e dëmton në esencë funksionimin e shërbimit civil duke ia marrë mandatin 1600 njerëzve dhe duke i kthy këto pozita në pozita ku një qeveri, një parti vendos për emërimin e tyre”, tha Tahiri.