Arbëri

Rama: Kosova nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit

Edi Rama - BE
 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sërish për situatën në veri të Kosovës. Gjatë darkës së shtruar për përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, kreu i Qeverisë së Shqipërisë, ka theksuar se Kosova nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit, duke komentuar edhe deklaratat se Serbia do të kërkojë të dërgojë 1 mijë trupa të saj në veri.

Rama u shpreh se situata me barrikadat në veri të Kosovës është jo vetëm e padobishme, por edhe shqetësuese.