Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes i Kuvendit të Kosovës nuk e ka votuar të martën Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor.
Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, ka shkruar në Facebook se është për keqardhje qasja e Qeverisë ndaj shtetit.
“Nuk mbahet shteti kështu! Sot, u diskutua për herë të dytë Projektligji Nr.08/L-160 për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policor Edhe kësaj here shumica e Pushtetit nuk e përkrahu këtë Projektligj në Komision. Për keqardhje kjo qasje e Qeverisë ndaj shtetit!”, ka shkruar Berisha.