Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se janë të papranueshme sulmet në veri ndaj EULEX-it dhe organeve tjera që ofrojnë sigurinë.
Rohde ka bërë thirrje që këto sulme të ndalojnë menjëherë.
EULEX-i ka njoftuar se një patrullë i është sulmuar me shok-bomba në afërsi të barrikadave në Rudar.
“EULEX-i kontribuon për të ofruar siguri për gjithë qytetarët. Dhuna kundër EULEX-it dhe organeve tjera që ofrojnë sigurinë duhet të ndalen menjëherë”, ka shkruar Rohde në Twitter.