Arbëri

Shtyrja e zgjedhjeve në veri, sot mblidhet KQZ-ja

 

Një ditë pas vendimit për shtyrje të zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar  se mbledhja do të mbahet sot, e diel, duke filluar në orën 11:00.