Arbëri

SHBA-ja bën thirrje për frenim të “përpjekjeve të qëllimshme për të krijuar frikë në veri”

 

Serbia ka kërcënuar Kosovën me kthim të forcave ushtarake në territor të saj, në mes të tensioneve në veri të vendit të cilat prej ditësh janë përcjellë me incidente duke përfshirë të shtëna me armë zjarri, granata dore e shok-bomba.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, të premten ka thënë se Beogradi është afër vendimit për të kërkuar kthimin e trupave të tij në Kosovë, ndërsa një ditë më herët të njëjtin kërcënim e pati bërë edhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.