Arbëri

Osmani: Në territorin e Kosovës s'do të ketë kurrë më policë e ushtarë të Serbisë

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë kurrë më policë e ushtarë të Serbisë, disa orë pasi nga Beogradi erdhi kërcënimi për kthim të ushtrisë në territorin e Kosovës.

“Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!” ka shkruar ajo.