Ish-kryeministri Avdullah Hoti, tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të marrë vendim për ta sjellë në Kuvend anulimin e marrëveshjes për Asociacionit, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Bruksel.
“Ligji e përcakton si mundet Kosova të tërhiqet nga një marrëveshje ndërkombëtare. Qeveria duhet të marrë vendim për këtë dhe ta sjell në Kuvend. Tash duhet kaluar nga fjalët në vepra, ndryshe quhet mashtrim”, ka shkruar Hoti në Facebbok.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoti edhe në seancës e Kuvendit që po mbahet të premten, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që të ju përmbahet deklarimeve për kundërshtim të kësaj marrëveshjeje dhe ta sjellë në Kuvend për anulim.