Arbëri

Drecun: Kurti po synon vendosjen e FSK-së në veri

 

Kryetari i Komisionit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se pas sulmeve me mjete shpërthyese në veri të Kosovës nuk qëndrojnë serbët dhe se qëllimi kryesor pas shkaktimit të incidenteve është stacionimi i përhershëm i një numri të madh të forcave speciale në veri të Kosovës, si dhe të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Shpërthimet një natë më parë në Lagjen e Bosnjakëve ishin në pjesën ku jetojnë vetëm shqiptarët, por gjithçka u atribuohet serbëve për të anuluar efektin e protestës paqësore, demokratike të serbëve pas daljes nga institucionet e Kosovës”, ka thënë Drecun.