Arbëri

Serbia kërcënon me kthim të ushtrisë në Kosovë

Aleksandar Vuciq, ushtria e Serbisë
Foto: AP
 

Serbia ka kërcënuar me kthim të ushtrisë në territor të Kosovës. Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Serbia po shqyrton mundësinë që t’i çojë 1000 forca të sigurisë në territor të Kosovës, pak orë pasi Policia e Kosovës shtoi praninë në veri të vendit.

Në një konferencë për media të enjten në mbrëmje, Petkoviqi ka thënë se në veri janë aktualisht 300-350 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, përfshirë pjesëtarë të njësisë speciale, edhe pse kjo është demantuar nga institucionet e Kosovës, transmeton "N1".