Arbëri

Burbuqe Hana zgjidhet kryeshefe e Telekomit

Telekomi i Kosovës ka zgjedhur Burbuqe Hanën në pozitën e kryeshefit të Telekomit të Kosovës.

Sipas njoftimit për media, vendimi është marrë sot.

Bëhet e ditur se Hana është zgjedhur në mesin e 18 aplikacioneve të pranuara.

Komisioni në bazë të metodologjisë për vlerësimin e Zyrtarëve të Lartë, të përcaktuar nga Partneri zbatues për monitorim (BDO), ka bërë poentimin e të gjithë kandidatëve të intervistuar, ku znj. Burbuqe Hana është vlerësuar nga Komisioni Vlerësues me më së shumti pikë”, thuhet në njoftim.

Hana e ka mbajtur këtë detyrë si ushtruese e detyrës.

Ndërkaq për pozitën e zyrtarit kryesor për financa dhe thesarit, konkursi do të rishpallet përsëri në mungesë të kandidatëve.

“Ndërsa për pozitën Zyrtar Kryesor i Financave dhe Thesarit, kanë aplikuar gjashtë (6) kandidatë. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të dosjeve/aplikacioneve, Komisioni Vlerësues ka konstatuar që nuk ka numër të mjaftueshëm të kandidatëve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara me konkurs për ZKFTH, konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.